Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në Shkodër ku viktimë mbeti 76-vjeçari Lulash Qepuri, i cili u qëllua me “shotgun” në lokalin në pronësi të tij.

Policia dyshon se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të parave me fajde.

Policia vendore ka informacione të siguruara në rrugë operative se 76-vjeçari ka lëshuar para me fajde dhe ky mund të jetë shkaku që ka çuar në vrasjen e Lulash Qepurit.

Dyshohet se pikërisht konfliktet që mund të kenë lindur nga ky aktivitet sollën dhe vrasjen e 76-vjeçarit Qepuri.

Rikujtojmë se ai ka precedentë penalë, pasi ishte arrestuar në vitin 2011.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re