Ish-lideri i serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç, u vra në këtë
ditë një vit më parë në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe deri më tani është gjetur
se kush e shkreu armën, apo se kush e urdhëroi vrasjen, ndonëse ka disa të
arrestuar nën akuzë.

Rezultatet e hetimit nuk janë zbuluar, edhe pse zyrtarët në
informacionin e parë Beograd e premtuan këtë dy javë pas vrasjes.

Miroslav Ivanoviç, vëllai i të ndjerit, tha kohët e fundit se
ai po sheh angazhim për të zbuluar vrasësin dhe se është i bindur se kjo është
një vrasje politike.

Dhe përë këtë ai iu referua hetimeve në Prokurorinë e Kosovës.

Ditë më parë, Prokurori Special Sylë Hoxha informoi mb një raport
dhe imazhet të sjella nga shërbime inteligjente në lidhje me vrasjën.

Raporti vë në dukje se grupi që vrau Ivanoviçin përbëhej nga
“pesë njerëz me lidhje gjaku mes tyre dhe që janë angazhuar në shërbimin sekret
serb (BIA)”.

Raporti thekson se Milan Radoiçiç, nr.2 i Listës Serbe dha
urdhra për fshirjen e disa gjurmëve dhe fakteve.

Ekipi atentator ishte vendosur në Hotel Octan në Leskovc dhe
ishte atje një muaj para vrasjes së Ivanoviçit. Gjatë kësaj periudhe, anëtarët
e grupit shpesh shkuan në Mitrovicë. Ata u panë me një Range Rover të bardhë
dhe madje u ndaluan në policinë e Zveçanit për tejkalim shpejtësie. Mjeti i
takonte vëllezërve Vuloviç dhe kishte targa të Beogradit BG-788-GN – thuhet në
raport.

Pas vrasjes së Ivanoviçit më 16 janar 2018, grupi u nda në dy
grupe sipas raportit. I pari fluturoi nga Beogradi dhe tjetri nga aeroporti i
Prishtinës. Destinacioni i tyre në dy muajt e ardhshëm ishte Tajlanda. Në
grupin që fluturoi nga Beogradi ishin Joca dhe Bojana, ndërsa Pedja ose Predrag
u larguan nga aeroporti i Prishtinës. Sipas raportit, Predrag ose Peja, një
person që vrau një oficer policie në Serbi, u lirua nga ndërhyrja e BIA-s.
Pedja u divorcua nga gruaja Irena Dragojeviç.

Milos dhe Barbara Segetin u larguan gjithashtu nga aeroporti i
Prishtinës.

Të gjitha shpenzimet e ekipit që qëndroi në Hotel Octan në
Leskovc janë marrë përsipër nga Srdjan Vuloviç nën pseudonimin Gene. Ai kishte
probleme shëndetësore pas vrasjes së Ivanoviçit dhe ishte shtruar në një
spital.

Për vrasjen e ish-politikanit serb, policia e Kosovës arrestoi
më 23 nëntor Nedeljko Spasojeviçin, Marko Rosiçin dhe Dragisha Markoviçcin. Ata
u ndaluan si të dyshuar për veprën penale të vrasjes dhe zbulim të sekreteve
zyrtare. 

E një vit nga vrasja e Ivanoviçit, protestat anti-Vuçiçi në
Beograd me slloganin “Një në pesë milionë” do kenë në qendër pikërisht
këtë rast krimi, i cili konsiderohet si me prapavijë politike.

E veja Milena Popoviç Ivanovic tha se ajo nuk do të ishte pjesëmarrëse
në protestë, pasi mendon se do ishte një “politizimi i tragjedisë”.

Një autor i panjohur ka pikturuar këto ditë një portret i të
ndjerit më një rrugë të Beogradit.

Oliver Ivanoviç u me 16 janar 2018, teksa po hynte në zyrat e
partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re