Skip to content

Ekzekutohen 11 masa sigurie ndaj punonjësve të një banke në Tiranë, u vodhën mbi 300 mijë euro dhe 92 mijë dollarë 2 klientëve

Policia ka ekzekutuar 11 masa sigurie ndaj 11 punonjësve të një banke të nivelit të dytë, të dyshuar për vjedhje të shumave të konsiderueshme monetare nga llogaritë e dy klientëve.

Përmes një komunikate zyrtare të bluve, punonjësit e bankës dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare, duke përvetësuar në total 309.740 euro dhe 92.000 dollarë nga llogaritë e dy klientëve.

Janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për A.K., 33 vjeç, drejtor i një filiali bankar, dhe G.H., 38 vjeç, zëvendësdrejtor i të njëjtit filial.