Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të merkure në qytetin e vogël të Klosit.

 

Fillimisht u konfirmua vdekja e një të riu 17 vjec, mirëpo pak më vonë burime për Vizion Plus bënë të ditur se në spital ka humbur jetën edhe babai i të riut.

 

Ndërkohë dy persona te tjere me mbiemrin Hasula ( babë e bir) ndodhen në spital ku po marrin ndihmen mjekësore.

 

Ende nuk ka të dhëna mbi arsyet që çuan në ekzekutimin e babë e bir afër një lokali, buzë rrugës kryesore në Klos.

 

Paraprakisht bëhet e ditur se viktimat janë të familjes Shira, konkretisht Liri Shira 46 vjeç dhe djali i tij Kenado Shira 17 vjeç.

 

Pavaresisht se ende nuk ka nje konfirmim zyrtar nga policia, dyshohet se kemi te bejme me nje perplasje mes dy familjeve, Shira dhe Hasula, per shkak te konflikteve te vjetra mes tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko