Një vrasje me armë zjarri  ndodhi paraditen e se dielës në Shkodër. Ngjarja u regjistrua në Stom, Golem në afërsi të varrezave ku një person u qëllua me pistolete. Paraprakisht thuhet se viktima është Angjelin Shkambi 35 vjeç, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë.
 
Sipas policisë e cila mbërriti ne vendngjarje Shkambi u qëllua në momentin që po linte varrezat ndërsa ndodhej brenda një automjeti tip Benz. Blutë thanë se brenda makinës u gjeten tre gëzhoja pistolete. Për kapjen e autorit te krimit janë ngritur disa postblloqe, ndërsa zona po kontrollohet nga grupet e FNSH-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re