John Macris, njohur si një nga të fortët dhe njëherësh më të famshmit në Sydney dyshohet se mund të jetë ekzekutuar nga një shqiptar, i cili raportohet se e ka ekzekutuar kundrejt pagesës.
Mediat e huaja raportojnë dhe hedhin dyshime të forta se ai mund të jetë vrarë pas një përleshje mes grupeve mafioze në Greqi, aty ku raportohet se funksionojnë edhe grupet shqiptare. Mediat e huaja teksa citojnë të njëjtin burim , shkruajnë se nga përplasja e ashpër mes bandave janë shënuar të paktën 7 vrasje që nga fillimi i vitit, përcjell www.smh.com.au, raporton ‘BalkanWeb’.
“Gangsteri” i Sydneyt do të përcillet për në banesën e fundit në një kishë ortodokse greke në Australi. Autoritetet kanë nisur hetime intensive dhe një ndër pistat kryesore është ajo e porositjes me pagesë, teksa si të dyshuar për vrasjen mbahen shqiptarët.
“Këto lloj vrasjesh bëhen kryesisht nga shqiptarë të paguar, që përdorin dy ose tre makina ose motoçikleta që të arratisen nga Greqia menjëherë pasi kanë kryer ekzekutimin”- shkruajnë mediat e huaja.
Por krahas pistës së vrasjes me pagesë, autoritetet po hetojnë edhe në aktivitetin e 46-vjeçarit, i cili së fundmi kishte hartuar plane të investonte në industrinë e sigurisë. Macris kishte një profil të ulët në Greqi dhe emri i tij u bë publik në vitin 2016, kur u martua dhe modelen, Viktoria Karynda, e lindur në Ukrainën, në ishullin e Mykonos.
(n.m/BalkanWeb)



