Biznesmeni i njohur bullgar Ilian Filipov është qëlluar për vdekje me armë zjarri në qytetin e Plovdivit, në Bullgari. Sipas raportimeve paraprake, Filipov është qëlluar në kokë dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Ministria e Brendshme Bullgare njoftoi se rreth orës 01:00 kishte marrë një telefonatë për një person të plagosur me armë zjarri në një zonë të qytetit. Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, ku konfirmuan vdekjen e tij dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.
Filipov ishte themelues dhe drejtor ekzekutiv i PIMK, kompanisë më të madhe të transportit në Bullgari, e cila renditet ndër kompanitë më të mëdha të sektorit në Evropë.