Informacionet fillestare tregojnë se viktima ka pësuar një dëmtim në kokë. Bëhet fjalë për një burrë 35-vjeçar me origjinë nga Shqipëria.

Pak para orës 18:00 të së hënës pasdite, një burrë u plagos për vdekje nga një e shtënë me armë zjarri në zonën e Agios Panteleimonas.

Sipas raportimeve fillestare, burri mendohet se është një shtetas shqiptar rreth të 35-ave, i cili mori një plagë në kokë.

Një numër i madh forcash policore dhe një mjeko-ligjor u dërguan në vendngjarje, ndërsa nga hetimet paraprake mbi rrethanat e incidentit të përgjakshëm është mesuar se viktima është Artur Bashimi, viktima rezulton i arrestuar nën akuzën e grupit kriminal dhe i akuzuar për disa vjedhje.

Burimet thanë se bëhet fjalë për prishje pazaresh droge, por ende nuk ka detaje.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re