Skip to content

Ekzekutohet në prag të shtëpisë shqiptari në Islandë, la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë

1613514097 islande

Një shqiptar është ekzekutuar me armë në Islandë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari rreth 40-vjeç u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.

Identiteti i viktimës nuk publikohet nga mediat islandeze, ndërsa theksohet se la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël.

Po sipas medieve, vrasja lidhet me konfliktet në botën e krimit, prishje pazaresh.

Për vrasjen janë arrestuar tre persona deri tani. Të arrestuarit janë një Islandez dhe dy të huaj, ndërsa një i katërt që ndodhet në paraburgim dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

Tre personat u prangosën në një shtëpi, të cilën Njësia e Forcave Speciale e rrethoi duke i arrestuar.