Ekzekutohet me armë zjarri një 38-vjeçar në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele tek “Kodra e Diellit”.

Burime për Vizion Plus bêjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Briken Senaj.

Ky shtetas u dërgua në spital, ku edhe më pas u raportua i vdekur.

Briken Senaj është nga Lezha.

Policia ka ngritur postblloqe në Tiranë, por ende nuk ka asnjë autor për vrasjen.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re