Një shqiptar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në Paleo Faliro, jashtë shtëpisë së tij.

 

Viktima është identifikuar si 60-vjeçari Thimo Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti.

 

Ai u qëllua me armë zjarri dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ka humbur edhe jetën për shkak të plagëve të marra. Shqiptari ka marrë një plumb në gjoks, ndërsa në vendin ku u krye vrasja janë gjetur të paktën dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

 

Autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre, si dhe ka rrethuar zonën. Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, megjithatë pritet të zbardhen më shumë detaje në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re