Gjykata e Selanikut ka dënuar me 13 vjet burg Leonard Refik Kurtin, 46-vjeçarin nga Elbasani i cili ekzekutoi me armë zjarri mikun e tij 51-vjeçar nga Shqipëria.
Gjykata shpalli sot 46-vjeçarin Leonard Kurti nga Elbasani fajtor për vrasje nga pakujdesia.
Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë Kurti ka rrëfyer gjithë dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ai dhe 51-vjeçari që mbeti viktimë, Shpëtim Bajrami, ishin konfliktuar në lidhje me një sasi parash.
Autori dhe viktima ishin duke konsumuar kafe mesditen e 13 korrikut të 2023 në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Më pas ata hipën në automjetet e tyre dhe u konfliktuan sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. 46-vjeçari nga brenda mjetit të tij qëlloi me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.
Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit.
Sipas mediave greke, 5i-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë.
Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij.
