Është identifikuar personi përgjegjës për vrasjen e ndodhur në orët e vona të së premtës, pak para mesnatës së të premtes, në fshatin Zhupan të Fierit.

Personi në foton e mëposhtme është Elton Metaj, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Sabrina Benga.

Sipas informacioneve në dispozicion, Metaj kishte dalë së fundmi nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin pasi kishte marrë peng familjen Benga në 20 shtator të vitit 2020.

Në vitin 2020 , Metaj e mbajti peng për më shumë se 5 orë bashkëshorten dhe familjen e saj në shtepinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh nderhyrja e RENEA-s dhe FNSH-së për t’i liruar.

Më herët, në 22 shtator 2020, 31 vjecari nga Peshtan Bregasi ,Elton Meta(Bengasi) u paraqit ne gjykaten e Fierit me akuzat “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Gjithsesi, ai ishte liruar nga qelia, pasi ka patur çrregullime mendore, kanë konfirmuar burimet për Fax News.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re