Dënohet me 4 herë burgim të përjetshëm vrasësi i familjes shqiptare në Andravida.

Gjykata e Patrës ka vendosur për 61 vjeçarin dënimin më të madh duke e shumëzuar me katër herë, sa ishin dhe viktimat e tij, një çift dhe dy djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç, duke i’u bashkuar plotësisht akuzës të ashpër të prokurorit për një vrasës të egër, që bëri çdo gjë në gjakftohtësi e pasi mbyti dhe foshnjen me duart e tij, ndërroi rrobat e u largua nga zona.

Ngjarja e frikshme e vrasjes së një familje të re shqiptare vetëm për 2 qira të papaguara në 3 mars të 2022 ka ngrirë jo vetëm banorët e Andravidas, por gjithë Greqinë ndërsa akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë se jo vetë që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.

Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për vendasin 61 vjeçar përmban dhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko