Zbardhen detaje të reja lidhur me Ruben Saraiva, portugezin që kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, mësohet se ka udhëtuar nga Greqia drejt Marokut ku edhe u arrestua, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Por nga ana tjetër, burime thonë se Interpol Maroku ka dërguar një mesazh të hënën ndaj homologëve shqiptar, me përmbajtje: “Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën.

Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim”. Praktikisht ky është edhe mesazhi që informon palën shqiptare për arrestimin e të shumëkërkuarit dhe njëherësh kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe argumentat mbi veprat penale për të cilat akuzohet nga Shqipëria./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re