Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga dy vëllezërit, Agim dhe Kreshnik Gashi, autorë të dyshuar të vrasjes se Erjon Javorit. Pas ngjarjes së rëndë, dy vëllezërve iu janë dashur rreth 8 minuta që të mbërrijnë në Dermenas, ku edhe kanë lënë automjetin e përdorur në krim, në banesën e burrit të tezes.

Ky i fundit, Rexhep Puka, përpara hetuesve ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi ngjarjen, duke deklaruar se autorët i thanë se automjeti kishte defekt, ndaj po e linin aty.

Lexo edhe :Related Posts

Makina u gjet nga policia e Fierit nga kamerat e sigurisë. Dyshohet se vëllezërit Gashi janë fshehur rreth zonës së Fierit, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re