Kanë dalë para togave të zeza, Altin Kuka dhe dy djemtë e tij, Emaurisio e Ervis Kuka, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj. Ata shihen teksa hyjnë në ambientet e gjykatës me pranga në duar për t’u njohur me masën e sigurisë saj tyre.

Gjithashtu kanë mbërritur në gjykatë, 67-vjeçari Tomor Zyka i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, si edhe babai i autorit, 79 vjeçari me iniciale Y. K..

I moshuari është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e së martës (10 Shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Viktimat po pinin kafe kur u qëlluan me breshëri automatiku. Pas krimit Altin Kuka u vetëdorëzua në polici, ndërsa disa orë më vonë u arrestuan edhe djemtë e tij, 21-vjeçari Ervis Kuka dhe 18-vjeçari Emaurisio Kuka dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë me automatik dy vëllezërit për motive të dobta.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Roskovec, ku u vranë me armë zjarri 2 shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 49 vjeç, E. K., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit L. K., 46 vjeç, dhe G. K., 52 vjeç, për motive të dobëta;

-T. Z., 67 vjeç, banues në fshatin Çukalat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i K. Penal.

Gjithashtu, u refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin Y. K., 79 vjeç, banues në fshatin Kurjan (babai i shtetasit A. K.), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga nenet 278 dhe 280 i K. Penal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re