Një ditë pas aksidentit tragjik në Elbasan me katër të vdekur dhe dy të plagosur, Policia ka vënë në pranga shoferin me iniciale G.K, i cili duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar në korsinë tjetër, ndërsa në aksident u përfshin edhe dy makina të tjera.

Përplasja e mjeteve rezultoi fatale për shtetaset F. A., 64 vjeçe, banuese në Gramsh, J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik dhe L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme se në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Papër, shtetasi G. K., 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier dhe për pasojë kanë humbur jetën pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Seat”, shtetaset:

F. A., 64 vjeçe, banuese në Gramsh, J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik, L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik, si dhe mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. K., dhe O. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re