Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga pasditen e kësaj të hëne në Elbasan. Fatmirësisht asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar nga përplasja e mjetit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xibrakë – Qarret, ne nje vend ku rruga është mjaft e ngushtë për të manovruar.
Si pasojë e shpejtësisë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës. Policia shoqëroi shoferin, ndërsa po heton edhe mbi gjendjen teknike te automjetit.