Një 48 vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e së hënës, pasi u përplas nga një automjet tip “nissan” teksa kalonte rrugën.
 
Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan – Kombinati Metalurgjik. E aksidentuara është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit. Sipas bluzave të bardha,  gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Uniformave blu thane se shkak i aksidentit ishte shpejtësia me të cilën udhëtonte 59 vjecari.
 
Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re