Skip to content

Elbasan, aksion për heqjen e tregtareve pranë objekteve kulturore

Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur si zakonisht për tregtarët ambulant në qendër të Elbasanit. Bashkia ndërmori një aksion për heqjen e të gjithë tregtareve të vendosur afër objekteve kulturore.

 

Drejtuesi i aksionit të policisë bashkiake Arbër Osmani bën me dije se vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak.

 

Sipas tij momentalisht është treguar tolerancë vetëm ndaj tregtarëve që shesin materiale dekorative të punuara me dorë.

 

Megjithëse aksioni ka dashur ti japë një tjetër qasje objekteve kulturore, të cilat në shumicën e rasteve janë destinacioni kryesor për turistët, tregtarët  nuk e kanë mirëpritur.

 

Ata shprehen se nuk kanë mundësi tjetër të mbajnë familjen.

 

Javën tjetër pritet të hiqen të gjithë tregtarët ambulant në qendër. Këta të fundit paralajmërojnë protesta para institucionit të bashkise.