Policia arrestoi mbrëmjen e së martës një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma. I arrestuari është Artur Llupa 49 vjeç nga Elbasani. Ai u kap në lagjen 5 maji te qytetit, ndërkohe qe rezultonte në kërkim qe nga janari i këtij viti. Llupa u dënua nga Gjykata e Torinos me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “shfrytëzim prostitucioni”, “plagosje” dhe “mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. Autoritetet kane nisur procedurat e ekstradimit te tij drejt Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re