Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale.

Një 23-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ndërsa një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht një të 24-vjeçare, si dhe i ka marrë një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar shtetasin 24 vjeçar, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash

Po ashtu është vënë në pranga edhe një 23 vjeçar, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re