Një mjet i tipit “benz” është përfshirë nga flakët pas mesnate ne qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, dyshohet se zjarri është i qëllimshmen. Makina është ne pronësi te Arben Haxhihyseni, 62 vjeç pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ne momentin kur është përfshire nga zjarri, mjeti ka qene i parkuar pranë banesës se 62 vjecarit. Si pasojë e flakëve makina është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht dyshohet nje zjarrvenie e qëllimshme per shkak te detyrës. Kjo është hera e dytë që pedagogut të Elbasanit i djegin automjetin. Edhe para 6 muajsh makinës së tij iu vu flaka nga persona të paidentifikuar përpara shtëpisë.



