Në rrethin e Elbasanit ku bëjnë pjesë bashkitë: Elbasan, Cërrik dhe Belsh gjatë kësaj fillim jave është konfirmuar se në total rezultojnë të jenë të prekur nga Covid 19, 19 mësues dhe 6 nxënës.
Disa prej tyre janë në vetëkarantinim që prej një jave , ndërsa një numër i konsiderueshëm që nga e premtja.
Një rast në Medresenë e Elbasanit, ndërsa nga një nxënës kanë “Konstandin Kristoforidhi”, “Dhaskal Todri”, “Bardhyl Popa”, “Vasil Kamami”, “IMSA” dhe “Nikola Koperniku” .
