Skip to content

Elbasan/ Kërcënuan me jetë administratorin e një kompanie që të tërhiqej nga gara, arrestohen 3 persona

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë kërcënuar administratorin e një kompania. Kërcënimet vinin si pasojë e pjesëmarrjes së kompanisë private në një tender, për të cilin të arrestuarit kishin kërkuar që të tërhiqej nga gara.

Të arrestuarit janë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Tenderi i ftuar nga kompania në fjalë ishte dhënë nga Bashkia Tiranë.

 

“Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal”, thuhet në njoftim.

 

Policia njofton se personat e arrestuar kanë kërcënuar me jetë administratorin e firmës private dhe familjen e tij.

 

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.