Një 54 vjeçar është shoqëruar në policinë e Elbasanit pasi aksidentoi me makinë një 70 vjeçare.

 

Aksidenti sipas policisë, ndodhi në kryqëzimin “1 Maji” në Elbasan, 54 vjeçari me inicialet L.B., duke drejtuar mjetin tip ” Ford” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen K.F., rreth 70 vjeçe ,

 

70 vjeçarja u dërgua menjëherë në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Ndërkohë në Gramsh policia ka proceduar në gjendje të lirë një 30 vjeçar pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Sipas policisë, 30 vjeçari me inicialet S.H. teksa drejtonte motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe një 11-vjeçar I cili ishte pasagjer.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re