
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:25,në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë godinës së Bashkisë.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve në kohë të shpejtë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe dëme të tjera.
Për shkak të incidentit, qarkullimi në këtë segment të qytetit u bllokua për rreth 20 minuta, duke shkaktuar vonesa të përkohshme në trafikun e mëngjesit.
Sakaq, autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
