Një aksident me plagosjen e një 12 vjeçari është regjistruar këtë të martë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku sipas policisë shtetasi E.P., nga Tirana, duke drejtuar mjetin tip “Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re