Një drejtues mjeti u plagos si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Një veturë tip “BMW” po lëvizte me shpejtësi dhe doli nga rruga, pasi drejtuesi mjetit humbi kontrollin.

Makina u përplas me një taksi, që ishte e parkuar në afërsi të Parkut Rinia në qytetin e Elbasanit.

Mjeti tip “BMW”, përfundoi brenda ambientit të Parkut Rinia. Përplasja ka qenë tepër forte dhe si pasoja të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë edhe drejtuesi i “BMW-së” ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re