Skip to content

Elbasan/ Merr flakë një automjet pranë Pallatit të Sportit, nuk raportohet për persona të lënduar

Zjarrfikese 770x431 1

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në afërsi të Pallatit të Sportit në Elbasan. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Pallatit të Sportit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për rrethana të tjera. Pritet që veprimet e autoriteteve të hedhin dritë mbi shkaqet e incidentit.