Drejtoritë e ujësjellës-kanalizimeve kane nisur aksionin ne terren për te verifikuar lidhjet e biznesit me këto  ndërmarrje. Ne Elbasan grupet e punës janë shpërndarë për te kontrolluar 631 biznese, një pjese e madhe e te cilëve nuk kane kontrata te rregullta.
 
Kreu i bashkësie Qazim Sejdini u shpreh se aksioni ka si qellim disiplinimin e  këtij shërbimi si dhe likuidimin e faturave aktuale dhe atyre te prapambetura. Aksioni i nisur është shtrire si ne bizneset ne qytet ashtu edhe ne fshatra.
 
Sipas Sejdinit te gjitha rastet e konstatuara me shkelje do te ndëshkohen sipas ligjit. Kreu i bashkisë u beri thirrje edhe qytetareve qe te lidhin kontrata me drejtoritë e ujësjellësve  pasi edhe ata do te jene pjese e kontrollit me nga muaji prill e ne vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re