Skip to content

Elbasan, një person gjendet i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person është gjetur në gjendje kome në rrugë, në afërsi të zyrave të Tatim Taksave të Elbasanit.

Nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ky person ka përfunduar në këtë gjendje.

Ai është transportuar i shoqëruar nga policia menjëherë me autoambulancë ne spital.

Ndërkohë po hetohet për të zbuluar shkakun e gjendjes së këtij personi ende të paidentifikuar.