ELBASAN- Në orët e para të mbrëmjes në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit policia gjatë një operacioni për goditjen e elementëve kriminalë ka arrestuar dy persona me precedentë penalë pasi ju kap në flagrancë një armë zjarri. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se personat e arrestuar janë shtetasit me iniciale K.XH dhe XH.R. Personat e arrestuar sipas policise dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal ne qytetin e Elbasanit.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re