Skip to content

Elbasan/Procedime penale për vjedhje dhe dëmtim prone

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku kanë nisur procedimet penale ndaj dy shtetasve:

G. Th., 52 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një portofoli;

Një 13-vjeçar, i dyshuar për dëmtimin me gurë të derës së shkollës ku është nxënës.

Të dy rastet po hetohen në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vijimin e procedurave ligjore.