Fluksi i qytetarëve që aplikojnë për karta identiteti në qytetin Elbasanit është rritur ndjeshem.

 

Numri shkon deri në 100 kërkesa për aplikime në ditë.

 

Qytetarët dalin që orët e para të mëngjesit për të mbajtur radhë, pasi, sipas tyre, nuk arrijnë të mbarojnë punë.

 

Ata shprehen te indinjuar per qendrimin me ore te zgjatura .

 

Më problematike situata është për emigrantët që duhet të lene punën për tu pajisur me kartat e identitet apo pashaportat që ju kanë skaduar.

 

Pavaresisht masave te marra nga ana e pushtetit local, këkesat janë të shumta.

 

Kjo i ka detyruar punonjesit që të punojnë me orar të zgjatur.

 

Nga ana tjeter drejtuesit e bashkise konfirmojne se u eshte kerkuar punonjesve te qendrojne ne zyra deri sa te perfundoje edhe aplikimi I qytetarit te fundit ne radhe.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re