Mëngjesin e sotëm, në një banese pranë kalasë në Elbasan ka ndodhur një shpërthim, pasi kanë pësuar defekt teknik dy panele diellore.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë ngritur fillimisht alarmin se ishte shpërthim me eksploziv, pasi zhurma ka qenë e madhe, por mesa duket nuk ka asgjë kriminale në këtë ngjarje.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të saj.