Kanë tregtuar në rrugë prej vitesh, por sot kanë marrë urdhrin që nga e hëna nuk do të lejohen të tregojnë më.

 

Largimi erdhi pas vendimit të marrë nga Bashkia e Elbasanit per të liruar trotuaret.

 

Për këtë arsye 150 tregtarë kanë protestuar këtë të mërkurë para bashkisë. Tregtarët thonë se kjo është puna e vetme me të cilën mund të sigurojnë të ardhurat për familjen.

 

Por bashkia është e vendosur ti japë fund zaptimit të hapësirave publike.

 

Ekmeciu shprehet se lirimi i trotuareve dhe vendeve publike do të vazhdojë, pavarësisht protestave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re