Një 45-vjeçar është aksidentuar gjatë punës, në Elbasan. Policia raporton se shtetasi F. M është rrëzuar gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren.

 

45-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re