Pas bekimit që qindra besimtarë muslimanë i dhanë Xhamisë së Ballies, në inagurimin e saj ditën e Kurban Bajramit, është kjo xhami e cila ka nisur edhe të bekojë besimtarët e saj.

Janë të shumta kërkesat e të rinjve, të cilët duan që martesën e tyre ta kurorëzojnë në xhaminë e Ballies.

Ndaj, në në ambientet e xhamisë së Ballies nën drejtimin e Imam Dorian Balliut u organizua akti i Nikahut (martesës religjoze) i çiftit Armela & Redoni.

Dy të rinjtë në prani të familjarëve dhe miqve të tyre u kurorëzuan në martesë.

Ky akt për besimtarët myslimanë ka të njëjtën rëndësi si martesa civile, e cila rregullon marrëdhëniet martesore në shoqërinë shqiptare, por që është një martesë e ndryshme në proçedurë dhe substancë.

 

Xhamia e Ballies, u rindërtuar pas 55 vitesh.

 

Ne rindërtimin e saj janë aplikuar risitë më të fundit si  ë përqasjet artistike ashtu edhe në aplikimet e teknologjisë së ndërtimit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re