Trafiku në Elbasan është kthyer në një makth të përjavshëm për qytetarët, veçanërisht të dielave pasdite, kur mijëra automjete rikthehen nga fundjava drejt Tiranës apo Durrësit.
Për të përshkuar vetëm 6-7 kilometra të unazës së qytetit, drejtuesve u duhen deri në 2 orë, për shkak të trafikut të rënduar dhe mungesës së menaxhimit efikas.
Situata bëhet edhe më kaotike nga sjelljet e papërgjegjshme të disa shoferëve, të cilët, për shkak të padurimit, kryejnë parakalime të gabuara dhe bllokojnë rrugët dytësore, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin.
Edhe diten e sotme trafiku atje ka nisur qe prej ores 15.30 dhe ka vijuar ne kthim per nga Tirana e Rogozhina deri ne oret e mbremjes.
Aksi nacional dhe rrugët lidhëse janë totalisht të bllokuara çdo fundjavë, duke nxjerrë në pah nevojën emergjente për ndërhyrje infrastrukturore dhe zgjidhje të qëndrueshme për menaxhimin e trafikut./tch
