Elbasani, Veleçiku, Shkumbini dhe Luzi janë katër skuadrat, të cilat luftojnë për tre vende që të mbajnë ose dërgojnë në Kategorinë e Parë dhe vetëm njëra prej tyre do të jetë sërish në Kategorinë  e Dytë. Skuadrat ishin të kryqëzuar në këto çifte play off: Elbasani – Luzi(vendi i parafundit Kategoria e Parë, grupi B dhe vendi i dytë Kategoria e Dytë, grupi A) dhe Veleçiku – Shkumbini(vendi i parafundit Kategoria e Parë, grupi A dhe vendi i dytë Kategoria e Dytë, grupi B).

Për Elbasanin ishte më e thjeshtë pasi fitoj me tre gola ndaj ndaj Luzit por ndeshja ishte e luftuar edhe me përplasje dhe plot shtatë herë u nxorr kartoni i verdhë. Pjesa e parë dukej e mbërthyer në një rezultat të bardhë dhe vetëm në fund akordohet një 11 metërsh për Elbasanin që u kthye në gol nga Mici në fundin e fraksionit të parë. Në pjesën e dytë është sërish sulmuesi Mici që dyfishon shifrat dhe në fund Ferhati mbyll sfidën duke i dhënë fitoren Elbasanit dhe qëndrimit në Kategorinë  e Parë.

Ishte edhe më e luftuar sfida e dytë e play offit me dy skuadra që luftuan shumë duke e mbyllur 90 minutëshin në barazim pa gola. Pavarsisht rasteve dhe mundësive të krijuara asnjë prej skuadrave nuk ia del të shënoj një gol që do të vendoste sfidën. Do të ishte minuta e 111’ ajo që do vendoste sfidën kur Lami shënon një gol të bukur që mban skuadrën e tij në Kategorinë e Parë. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 futbollist ndërsa Shkumbini dhe Luzi do të ketë një tjetër finale për të caktuar se kush do të ngjitet në Kategorinë  e Parë./ Berati.TV

Kategoria e Parë, Play-Off

Elbasani – Luzi 2008  3-0
Shënues: Mici 45’ (pen) 65’, Ferhati 90+1

Shkumbini – Veleçiku 0-1
Shënues: Lami 111′

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re