Elbasani është një ndër bashkitë e para që përveç mbylljes së shpejtyë të rezultatit për kryetarin e ri të bashkisë ka përfunduar edhe numërimin për anëtarët e këshillit bashkiak.

Sipas KQZ në Elbasan janë numëruar të gjitha kutitë e votave, ku nga të dhënat rezulton se PS ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 12 mandate dhe PD me 7 mandate.

Gjithashtu mandate kanë siguruar edhe PSD, PDS, Partia e Gjelbër si edhe Lëvizja e Legalitetit me nga 1 mandat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re