Me sa duket reshjet e shiut në Elbasan nuk kanë ndërmend të pushojnë. Tashmë rreth 25 shtëpi pranë lumit Shkumbin janë përmbytur nga prurjet e lumit. Po ashtu edhe shtëpitë në afërsi të zonës së ish-kombinatit metalurgjik.

E njëjta situatë paraqitet edhe në hyrje të qytetit të Elbasanit, në lagjen “5 maj” ku rreth 15 banesa, janë nën ujë si pasojë e reshjeve të shiut, që kanë më shumë se 12 orë që bien pa u ndalur në rrethin e Elbasanit.

Në disa zona siç është ajo në Bugjes, dhe Papër shtrati i lumit Shkumbin ka dalë duke rrezikur rreth 100 shtëpi.

Si pasojë e reshjeve ka edhe në fshatin Hajdaran, si dhe në qytetin e Cërrikut, ku me dhjetra hektarë janë nën pushtetin e ujit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re