Një tjetër automjet tip “Renault” është djegur mesditën e së shtunës në Elbasan, pas dy makinave të djegura mbrëmjen e djeshme të ish-kryegjygjtarit Arben Vrioni . Mjeti tip “Renault” ka qenë i parkuar në bulevardin kryesor të qytetit teksa është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë flakët kanë ardhur si pasojë e një pajisje elektronike e cila ndodhej në bordin e makinës që ka shpërthyer në flakë, si shkak i temperaturave të larta dhe lënia e automjetit në diell ka favorizuar shpërthimin e flakëve dhe nuk lidhet me ngjarjen e mbrëmshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re