Në të gjithë qytetin e Elbasanit këtë të premte janë vënë re ka pirgje të shumta me plehra.

 

Kjo pasi mbetjet nuk janë hequr nga kompania që merret me pastrimin e zonës.

 

Shkak u bë tërheqja e saj, e cila ka ndërprerë kontratën me bashkinë para kohe.

 

Si rrjedhojë, krahas ndotjes, pasojat e këtij fenomeni po i vuajnë edhe më shumë se 300 punonjës të cilët tashmë kanë kaluar në asistencë.

 

Ata dolën në protestë para prefekturës, ndërsa kërkuan një zgjidhje pasi rrogën e kishin të vetmin burim të ardhurash.

 

 

Ndërkohë bashkia ka ana tjetër po kryen provizorisht procesin e pastrimit me anë të agjencisë së shërbimeve publike.

 

 

Burime pranë bashkisë bënë me dije se po punohet për të kontraktuar një tjetër kompani për të realizuar pastrimin e bashkisë Elbasan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re