Elbasani mbetet ndër të paktë qarqe në vend, ku nuk janë regjistruar vatra të gripit të shpendëve.
Për të mbajtur nën kontroll situatën veteriner dhe specialist të AKU gjenden në terren ndërsa vec kontrolleve këshillojnë dhe fermerët dhe tregtarët të pajisen me certifikatën e shpendëve.
Sipas njërit prej fermerëve që shet në tregun e shpendëve në Elbasan samundjet vijnë nga pularitë dhe jo nga ata qe kanë shpendët e tyre. Ai zbulon skandalin e pak ditëve më parë teksa thotë se në Elbasan janë shitur pula të një cilësie të ulët vetëm me 500 lekë te vjetra.
Edhe pse në Elbasan nuk janë regjistruar raste të gripit të shpendëve kjo ka ndikuar në uljen drastike të shitjeve.
Sipas kreut të shërbimit veteriner në Elbasan gjatë kesaj periudhe kanë konstatuar të paktën 120 raste të dyshimta , fatmirësisht pas kryerjes së analizave kanë rezultuar negative.
Rasti i parë i gripit të shpendëve ne Shqipëri u konstatua në një pulari ne Durrës.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
