Fjala e Ramës:

Nesër është përvjetori i 111 i pavarësisë dhe besoj se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, edhe rajoni nuk ka qenë kurrë me mirë. Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë për shumë më tepër për të qenë mirë dhe për këtë duhen sfida. Nuk mund të mendosh të jesh më mirë, pa menduar se duhet të jesh më mirë. Në këtë botë të ndërlidhur duhet të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë si përmirësimi i vendit dhe rajonit. Kur them që rajoni nuk ka qenë asnjëherë më mirë, nënkuptoj krahasuar me disa vite më parë. Sigurisht, kemi probleme për të zgjidhur, kemi një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep pjesëzën e fundit, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbsë. Kjo copëz politike, më e vështira në rajon, ka treguar se është vërtet domosdoshmëri, në të kundërt kanë ndodhur hapa pas.

Në kuadër të agresionit rus në Ukrainë dhe luftës mes Izraelit dhe Hamasit, efekt do të jenë më negative nëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë rajonit tonë.

Ne jemi një rajon që ka kompleksitete të mëdha dhe mes kompliksiterve të tjera jemi shumë fetar, ku jetojmë në harmoni. Ky ka qenë aseti ynë fantastik si një bazë për shoqëri tolerante. Ja pse besoj se lufta mes Hamasit dhe Izraelit është shumë e rrezikshme, Sepse Hamasi dhe ata që besojnë Hamasin, janë agjentë kaosi, mund të ndikojë dhe rajonin tonë nëse nuk bëjmë gjërat e nevojshme për të bajtur kaosin jashtë.

Nga ana tjetër, kjo situatë që është përmirësuar shumë, duke marrë në konsideratë 10 vjet më parë, duhet të trajtojë dhe të zgjidhë këtë çështje me një njohje të plotë të Kosovës dhe paqeje përfundimtare.

Ajo që ndodhi pak muaj më parë, ishte një shenjë shumë e fortë dhe një këmbanë alarmi, e potencialit që ka një cështje e pazgjidhur për t’u vërë vendimtare në rrezikimin e paqes.

Përgjegjësia, jo vetëm në rrethanat e përfshirjes së drejtpërdrejt, por edhe përgjegjësia e Beogradit që nuk e dënoi, por shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve.

Duhet të mos biem pre e përshkallëzimeve dhe konfrontimeve por duhet të trefishojmë përpjekjet për të ndërtuar paqe. Duhet të pranohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe qeveritë e dy vendeve kanë treguar vullnet për zgjidhje.

Nuk e di saktësisht përmbajtjen e propozimit, por unë vetë  jam përpjekur të ja[ kontributin tim në këtë drejtim dhe jam i kënaqur të dëgjoj se shumë ajo që ishte në përmbajtjen e propozimit tim, është bërë pjesë e asaj të BE. Nuk mund të bëj komente sepse nuk jam i informuar mbi të gjitha detajet. Nëse autoritetet e Kosovës i përmbahen asaj që janë nisur, kjo do të jetë e jashtëzakonshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re