Kjo ngjarje është me të vërtetë e rrallë. Kemi parë shumë video ku krokodili sulmon të voglin e elefantit, mirëpo rrallë herë kemi parë një elefant duke shpëtuar një krokodil.
Megjithatë ky rast ka ndodhur dhe ia vlen që ta shihni edhe ju, shkruan lajmi.net
Krokodili po bëhej pre e tre hipove të cilët e kishin rrethuar në ujë dhe po mundoheshin ta shqyenin, mirëpo nuk po ia dilnin dot. Kur krokodili doli në sipërfaqe të tokës, pas iu vu njëri nga hipot, i cili mundohej tërë kohën ta kafshonte.
Në atë moment, nga tufa e elefantëve që po pinin ujë aty afër, disa prej tyre u afrohen hipove duke i frikësuar me madhësinë e tyre dhe hipot largohen menjëherë. Kështu, krokodili shpëton dhe kthehet sërish në ujëra i qetë, duke pritur për prenë e tij… /lajmi.net/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re