Një elektricist i cili ka qenë duke riparuar një linjë elektrikë në Bulqizë ka rënë në kontakt me rrymën.

Si pasojë e kontaktit me rrymën, elektricisti, Adul Duriçi ka mbetur i lënduar.

Shtetasi rreth 50-vjeç, është transportuar menjëherë drejt spitalit të Bulqizës, ku u trajtua me asistencë mjekësore. Ndërkohë, një orë më vonë ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Punës, të cilët do të verifikojnë nëse janë zbatuar si duhet rregullat e sigurimit teknik në punë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re